Ushtria amerikane ka urdhëruar një grupi luftanijesh që të lëvizin drejt gadishullit korean, pas shqetësimeve për programin bërthamor të Koresë së Veriut.
“Carl Vinson Strike Group” përbëhet nga një bartës aeroplanësh luftarakë dhe luftanije të tjera.
Komanda amerikane e paqësorit e ka përshkruar këtë si masë e matur për ta ruajtur gatishmërinë në rajon.
Presidenti Trump ka thënë se ShBA-ja është e përgatitur që të veprojë e vetme për t’u marrë me kërcënimet bërthamore nga Koreja Veriore.
“Kërcënimi numër një në rajon vazhdon të mbetet Koreja Veriore, për shkak të programit të saj të papërgjegjshëm dhe destabilizues të testimeve raketore,” ka thënë zëdhënësi i Komandës amerikane të paqësorit, Dave Benham.