Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë dakord të punojnë drejt uljes së barrierave tregtare me Bashkimin Europian, tha Donald Trump të mërkurën pas një takimi me shefin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker.
Të dy ranë dakord të nisin një “fazë të re” në marrëdhëniet dhe të punojnë drejt zero tarifave, tha presidenti i SHBA-së, njofton Klan Kosova.
Ata gjithashtu ranë dakord të rrisin tregtinë në shërbime dhe bujqësi, duke përfshirë eksportet më të mëdha të soje të BE-së në BE.
Marrëveshjet vijnë mes tensioneve të larta midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.