SHBA-ja ekzekuton të dënuarin e dytë brenda një jave

Prishtinë | 17 Kor 2020 | 08:40 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer të enjten ekzekutimin e dytë federal brenda vetëm një jave, pas një pauze prej më se dy dekadash, duke ia shkaktuar vdekjen me anë të injeksionit vdekjeprurës një burri nga Kansasi.

Avokatët e të ekzekutuarit kanë pretenduar se ai vuante nga demencia dhe për këtë arsye nuk duhej të ekzekutohej.

Wesley Ira Purkey u ekzekutua në Kompleksin Federal Korrektues në Terre Haute të Indianas. Ai ishte dënuar për rrëmbimin dhe vrasjen e 16-vjeçares, Jennifer Long, trupin e së cilës më pas e kishte gjymtuar, djegur dhe hedhur në një pellg. Ai ishte dënuar edhe për vrasjen e një 80-vjeçareje me çekiç.

Ekzekutimet rinisën në SHBA, pasi Gjykata Supreme e miratoi zbatimin e dënimit kapital gjatë kësaj jave. Purkey është i ekzekutuari i dytë, pas më shumë se 17 vjetësh. Ndërsa Daniel Lewis Lee u ekzekutua gjatë së martës, pas dështimit të përpjekjes së tij të kahershme për ta sfiduar vendimin në Gjykatën e Apelit.

Të ngjashme