Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence një ditë më parë i kërkoi OKB-së njohjen e opozitarit, Juan Guaido si udhëheqës të Venezuelës dhe largimin e Nicolas Maduro.
Maduro, i cili artikulon akuza të vazhdueshme në drejtim të presidentit amerikan, Donald Trump se ky i fundit po kërkon të marrë me forcë rezerva të mëdha nafte të Venezuelës, më të mëdhatë në botë, u shpreh se kërcënimi i Mike Pence në Këshillin e Sigurimit për një pushtim ushtarak ndaj Venezuelës nuk është parë kurrë më parë.
Më pas në mesditë, Nicolas Maduro bëri publik lajmin gjatë një fjalimi në televizion për arritjen e marrëveshje me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (CICR) për shpërndarjen e ndihmës humanitare në Venezuelë.