SHBA-ja jep leje për përdorim emergjent të ilaçit me të cilin u trajtua Trumpi

Prishtinë | 22 Nën 2020 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet amerikane kanë dhënë autorizimin për përdorim emergjent të një ilaçi eksperimental me antitrupa, me të cilin u trajtua presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pasi u diagnostikua me COVID-19, shkruan BBC.

Ilaçi, i zhvilluar nga Regeneron, do të lejohet për përdorim te personat që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus dhe rrezikojnë të sëmuren më rëndë.

Studimet sugjerojnë se terapia është efikase nëse administrohet herët pas diagnozës, ka thënë kompania.

Ky vendim vjen pasi rastet me COVID-19 në SHBA po vazhdojnë të shtohen.

Autoriteti emergjent nga Administrata për Ushqim dhe Ilaçe (FDA) lejon përdorimin e tretmanit ndërsa vazhdojnë hetimet për sigurinë dhe efikasitetin.

Një ilaç i ngjashëm i bërë nga Eli Lilly, një kompani farmaceutike e SHBA-së, ka marrë autorizimin për përdorim emergjent më herët këtë muaj.

Të ngjashme