Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka konfirmuar për BBC se bisedimet trepalëshe ballë për ballë midis delegacioneve të ShBA-së, Iranit dhe Pakistanit janë duke u zhvilluar. Burime të qeverisë pakistaneze kishin thënë më herët të njëjtën gjë për BBC-në.
Zyrtari dha hollësi se kush ndodhet në sallë nga pala amerikane. Ai citohet të ketë deklruar se delegacioni kryesor përbëhet nga zëvendëspresidenti JD Vance, i dërguari i posaçëm Steve Witkoff dhe dhëndri i Trumpit, Jared Kushner.
Sipas zyrtarit të lartë, delegacioni më i gjerë amerikan përfshin këshilltarin për sigurinë kombëtare Andrew Baker dhe këshilltarin për çështjet aziatike Michael Vance.
Ekspertë amerikanë për fusha të ndryshme janë gjithashtu të pranishëm në Islamabad, sipas zyrtarit, ndërsa ekspertë të tjerë po ofrojnë mbështetje nga Uashingtoni, DC.