SHBA-ja raporton më shumë se 38 mijë raste të reja me Covid-19

Prishtinë | 29 Qer 2020 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 38.845 raste të reja të koronavirusit dhe 264 vdekje u raportuan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të dielën, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Një total prej 2.548.996 raste me koronavirus tani janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përfshirë të paktën 125.804 vdekje të lidhura me virusin.

Rastet janë regjistruar në 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA-së, si dhe raste të riatdhesuara, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme