ShBA-ja regjistron mbi 35 mijë të infektuar me COVID-19 dhe 445 vdekje

Prishtinë | 18 Gus 2020 | 08:13 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara e Amerikës sërish kanë raportuar numër të lartë të të infektuarve me pandeminë globale të quajtur COVID-19.

Sipas të dhënave të Universitetit, Johns Hopkins, 35.112 njerëz të rinj janë infektuar me coronavirus, raporton CNN.

Gjithashtu është bërë e ditur që 445 njerëz nuk kanë arritur të mbijetojnë virusin dhe kanë ndërruar jetë, transmeton Telegrafi.

Këto shifra e ngritin numrin e përgjithshëm në të paktën 5,438,325 raste dhe 170,497 vdekje.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.

Të ngjashme