ShBA-ja shprehet e ‘tmerruar’ nga vrasja e protestuesve në Mianmar

Prishtinë | 28 Mar 2021 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

SHBA-ja ka thënë se është e “tmerruar” nga vrasja e shumë protestuesve në Mianmar, që ndodhi në ditën e shtunë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, sekretari i Shtetit, Antony Blinken, akuzoi ushtrinë si një “mbretëri terrori”, që po sakrifikonte jetën e njerëzve për t’i shërbyer disave”.

Bëhet e ditur se e shtuna ishte dita më vdekjeprurëse që kur ushtria mori kontrollin muajin e kaluar.

Shefat e mbrojtjes nga disa vende të ndryshme, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, lëshuan të dielën një deklaratë të rrallë të përbashkët duke dënuar veprimet e dhunshme të ushtrisë.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se ishte “thellësisht i tronditur” nga dhuna.

Shoqata e Asistencës për të Burgosurit Politikë (AAPP) e konfirmoi vdekjen e së paku 91 personave. Ndërkohë, faqja lokale e lajmeve Myanmar Now e çoi numrin e viktimave në 114, derisa Kombet e Bashkuara thanë se po merrnin raporte për “shumë të vrarë” dhe qindra të plagosur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme