ShBA-ja tërheq sistemet raketore nga Lindja e Mesme

Prishtinë | 26 Sht 2018 | 14:55 | Nga

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po tërheqin disa bateri antiaeroplanë dhe raketa nga Lindja e Mesme, sipas Reuters duke iu referuar Wall Street Journal, i cili citon zyrtarë të paidentifikuar të ushtrisë amerikane.

Pentagoni do të tërheqë sistemet e raketave nga rajoni muajin e ardhshëm, thuhet në raport.

Të katër sistemet raketore Patriot do të tërhiqen nga Jordania, Kuvajti dhe Bahrejni, raporton Wall Street Journal dhe shton se kjo shënon zhvendosjen e fokusit nga konfliktet e gjata në Lindjen e Mesme dhe Afganistanin.

Ushtria tani është e përqendruar në tensionet me Kinën dhe Rusinë, raporti citon zyrtarë të paidentifikuar ushtarakë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme