ShBA-ja vendos sanksione të reja ndaj Iranit

Prishtinë | 18 Kor 2017 | 16:41 | Nga

Administrata Trump vendosur sot sanksione të reja ekonomike kundër Iranit, për shkak të programit të saj ta raketave balistike dhe sepse ka kontribuuar në tensionet rajonale.

Departamenti i Thesarit i SHBA-së ka thënë në një komunikatë se cak i sanksioneve janë 16 entitete dhe individë për shkak se kanë përkrahur, siç ka thënë, aktorë të paligjshëm iranianë apo aktiviteteve kriminale trans-kombëtare, transmeton Express.

Të sanksionuarit e kanë mbështetur ushtrinë e Iranit apo Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit duke zhvilluar dronë dhe pajisje ushtarake, duke prodhuar dhe mirëmbajtur anije dhe komponentët elektronikë, ka thënë SHBA-ja.

Të tjerët, sipas saj, po ashtu kanë orkestruar vjedhjen e programeve softuerike të SHBA-së dhe Perëndimit të cilat më pas ia kanë shitur qeverisë iraniane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme