ShBA: Kosova dhe Serbia duhet të bisedojnë pa provokime dhe ne do t’ju ndihmojmë

Prishtinë | 22 Qer 2019 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Kosova dhe Serbia duhet t’i mënjanojnë pengesat, t’i evitojnë provokimet e të bisedojnë, ka kumtuar Departamenti Amerikan i Shtetit, lidhur me anulimin e Samitit të Parisit.

Në kumtesën që e përcjellë Zëri i Amerikës, theksohet se SHBA-ja do të vazhdojë ta përkrah dialogun që e ndërmjetëson BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne jemi të gatshëm të dëgjojmë dhe t’i ndihmojmë të dy palët, si dhe BE-në si ndërmjetës për të gjetur zgjidhjen rreth të cilës do të pajtoheshin të gjithë”, theksohet në kumtesë, transmeton Koha.net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme