Ekonomia Online
FUNDIT

SHBA miraton shitjen prej 100 milionë dollarësh për të përmirësuar mbrojtjen raketore të Tajvanit

SHBA miraton shitjen prej 100 milionë dollarësh për të përmirësuar mbrojtjen raketore të Tajvanit

Administrata e presidenti Biden ka miratuar një kontratë në vlerë prej 100 milionë dollarëve për të forcuar sistemet e mbrojtjes raketore të Tajvanit, një veprim për të cilin ka reaguar tashmë Kina. Marrëveshja e mbështetjes do të përfshijë shitjen e pajisjeve dhe shërbimeve për Tajvanin për të “mbajtur, mirëmbajtur dhe përmirësuar” sistemin e tij të […]

Administrata e presidenti Biden ka miratuar një kontratë në vlerë prej 100 milionë dollarëve për të forcuar sistemet e mbrojtjes raketore të Tajvanit, një veprim për të cilin ka reaguar tashmë Kina.

Marrëveshja e mbështetjes do të përfshijë shitjen e pajisjeve dhe shërbimeve për Tajvanin për të “mbajtur, mirëmbajtur dhe përmirësuar” sistemin e tij të mbrojtjes raketore, Patriot, të prodhuar në SHBA, njoftoi të hënën Departamenti i Shtetit.

Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes ka njoftuar Kongresin për shitjen, e cila u kërkua nga Zyra e Përfaqësimit Ekonomik dhe Kulturor të Taipeit, ambasada de facto e Tajvanit në Uashington.

Kina, e cila e sheh Tajvanin si një shtet jo real e që e konsideron si të qeverisur prej saj, kritikoi shpejt marrëveshjen, duke u bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të tërheqin marrëveshjen dhe të heqin dorë nga ndërveprimi i saj ushtarak me Taipein.

“Shitja e armëve nga SHBA-ja për Tajvanin minon seriozisht sovranitetin dhe interesat e sigurisë së Kinës dhe dëmton seriozisht raportet Kinë-SHBA, si dhe paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit”, u tha gazetarëve të martën zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Zhao Lijian, shkruan Associated Press.

“Kina do të marrë masat e duhura dhe të fuqishme për të mbrojtur me vendosmëri sovranitetin dhe interesat e saj të sigurisë”, shtoi ai.

SHBA-ja mban raporte jozyrtare me Tajvanin, duke ofruar pajisje ushtarake dhe trajnime për ishullin për të siguruar që ai të mund të mbrohet nga Kina, e cila e ka kërcënuar atë me një pushtim për ta detyruar të pranojë sovranitetin e saj.

Të ngjashme