SHBA: Nga sulmi ajror në Mosul janë vrarë 105 civilë

Prishtinë | 26 Maj 2017 | 09:07 | Nga

Së paku 105 civilë janë vrarë në sulmin ajror të Shteteve të Bashkuara në qytetin verior irakian, Mosul në muajin mars të këtij viti, ka konkluduar një raport i ushtrisë amerikane.

Cak i bombës së hedhur më 17 mars ishin dy snajperë të grupit ekstremist, Shteti Islamik, tha mbrëmë hetuesi udhëheqës, gjeneral Matthew Isler.

Ky sulm e kishte aktivizuar eksplozivin të cilin militantët e kishin vendosur në një ndërtesë, tha ky gjeneral amerikan dhe ka shtuar se 101 civilë, të tubuar në katet e poshtme të ndërtesës, ishin vrarë derisa ajo ishte shkatërruar, ndërsa katër të tjerë ishin vrarë në ndërtesën e afërt.

Nuk dihet asgjë për 36 civilë të tjerë.

Shtetet e Bashkuara më herët patën pranuar se “me gjasë” kishin rol në këto vrasje, por se kjo ishte e paqëllimshme.

Në  muajin tetor të vitit të kaluar, forcat e qeverisë së Irakut e kanë lansuar një ofensivë madhore, të mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për sulme ajrore, për rimarrjen e qytetit Mosul, që është baza kryesore e militantëve të Shtetit Islamik në Irak.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme