Autoritetet në pjesën jugore të Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara, thonë se nga të shtënat në një shkollë fillore janë vrarë tre vetë dhe është plagosur një tjetër.
Zyrtarët e policisë thanë mbrëmë vonë se të shtënat kanë ndodhur në një klasë të shkollës në Northpark dhe se dy prej të vrarëve, një femër që supozohet se ishte mësuese dhe i dyshuari për të shtëna, ishin të rritur.
Raportohet se personi i armatosur ka hapur zjarr me revole në klasë, duke e vrarë një femër dhe plagosur dy fëmijë. Pastaj ka bërë vetëvrasje.
Njëri prej fëmijëve të plagosur më vonë ka vdekur në spital, ka njoftuar policia.
San Bernardino ishte vendi ku më 25 dhjetor të vitit 2015 kanë ndodhur të shtëna masive nga një çift bashkëshortor, që duket se ishte i inspiruar nga grupi esktremist, Shteti Islamik.
Nga këto të shtëna patën vdekur 14 vetë, ndërsa 22 ishin plagosur.