Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq është takuar me ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Hoyt Yee, në Uashington ku kanë diskutuar për dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit.
Yee theksoi se Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht këtë dialog, duke shtuar se duhet të ulen tensionet.
Të dy zyrtarët vlerësuan marrëdhëniet dypalëshe me referencë të veçantë për përmirësimin e mëtejshëm të tyre.