Departamenti Amerikan i Financave, Zyra për Kontrollin e Aseteve të Jashtme, e ka azhurnuar listën e sanksioneve për organizata dhe individë nga e gjithë bota.
Në këtë listë janë përfshirë edhe disa zyrtarë dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës. Lista e ashtuquajtur e zezë është freskuar sot, më 3 shkurt, shkruan lajmi.net.
Në këtë listë është përfshirë edhe Lavdrim Muhaxheri, kasapi nga Kosova që po lufton në radhët e ISIS-it në Siri dhe Irak.
Aty ka mbetur edhe kryetari i Nismës për Kosovën, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj.Befasisht, në listën e zezë të Amerikës gjendet edhe kryetari i ri i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Naser Kelmendi bashkë me djemtë e tij është po ashtu në listë. Ai po gjykohet për krim të organizuar në Bosnjë dhe Kosovë.
Sa u përket serbëve, çuditërisht në këtë listë të freskuar gjendet ende emri i Sllobodan Millosheviqit edhe pse ka vite që ka vdekur në burgun e Hagës.
Aty është edhe Milorad Dodik, kryetari Republikës Serbe të Bosnjës. Marko Jakshiq po ashtu është në listë. Deputetë tjerë të Kuvendit të Kosovës në listën e zezë janë edhe Daut Haradinaj e Rexhep Selimi. Aty është edhe Rrustem Mustafa-Remi, ish-deputet i PDK-së. Edhe Sami Lushtaku është aty…
Lajmi.net ua sjellë disa nga emrat e njohur të shqiptarëve në listën e zezë të Amerikës:
Ramiz Lladrovci
Naser Kelmendi
Lavdrim Muhaxheri
Haradin Bala
Fatmir Limaj
Daut Haradinaj
Sami Lushtaku
Isak Musliu
Jonuz Musliu
Shefqet Musliu
Rrustem Mustafa
Rexhep Selimi
Azem Syla
Emrush Xhemajli
Sami Ukshini