SHBA regjistron afërsisht 40 mijë raste të reja me COVID-19

Prishtinë | 03 Sht 2020 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar 39 mijë e 670 raste të reja të infektimit me koronavirus.

Gjatë së mërkurës janë një mijë e 56 raste që kanë përfunduar me fatalitet, thonë të dhënat e Johns Hopkins Univeristy, transmeton Klan Kosova.

Në total SHBA deri tash ka gjashtë milionë e 114 mijë e 406 raste të konfirmuara me 185 mijë e 744 viktima.

Këtu përfshihen të dhënat nga 50 shtetet, Distriktin e Kolumbisë dhe territore tjera amerikane, sikurse edhe rastet e riatdhesuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme