Presidenti Donald Trump ka vendosur sanksione gjithëpërfshirëse ndaj qeverisë së Venezuelës, duke ngrirë asetet e saj në SHBA dhe duke ndaluar transaksionet me të.
Kjo masë pritet të jetë shumë më e dëmshme për qeverinë socialiste të Venezuelës, se sa sanksionet e mëparshme.
Kjo masë është veprimi i fundit që synon rritjen e presionit ndaj Presidentit Nicolá Maduro për t’u dorëhequr.
SHBA-të janë një nga më shumë se 50 kombe që nuk e njohin Maduron si presidentin legjitim të Venezuelës.
Në vend të kësaj, Amerika i ka dhënë mbështetjen kreut të Asamblesë Kombëtare, Juan Guaidó, i cili e shpalli veten president në janar.