ShBA thotë se njerëzit e vaksinuar mund të takohen pa maska

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 08:36 | Nga Ekonomia Online

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se amerikanët që janë vaksinuar plotësisht mund të kthehen në një lloj normaliteti.

Ata që kanë marrë dozat e nevojshme të vaksinës mund të vizitojnë persona të tjerë që janë vaksinuar po ashtu dhe disa persona të pavaksinuar, sipas udhëzimeve të reja.

Njerëzit konsiderohen të mbrojtur dy javë pasi e marrin dozën e fundit të vaksinës së tyre, sipas kësaj qendre.

Mbi 30 milionë amerikanë janë vaksinuar plotësisht deri më tani.

Zyrtarët shëndetësorë kanë njoftuar se cilat janë udhëzimet e reja për personat që tashmë janë vaksinuar në konferencën e Task Forcës së Shtëpisë së Bardhë për COVID-19.

Rekomandimet thonë se amerikanët e vaksinuar mund:

  • Të takohen në ambiente shtëpiake me persona të tjerë të vaksinuar plotësisht pa maskë dhe distancë sociale.
  • Të takohen në ambiente shtëpiake me persona të pavaksinuar nga familja e njëjtë, nëse ata janë në grupin e atyre që rrezikohen më pak nga COVID-19
  • Të mos testohen ose të vetizolohen kur janë të ekspozuar ndaj COVID-19, përveç nëse kanë simptoma.

Të ngjashme