Delegacione të ushtrive të vendeve të NATO-s janë mbledhur në Tirane për një takim dy ditor ku do të diskutohet mbi stabilitetin dhe situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Komiteti kryesohet nga komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropën, gjeneralin Kurtis Scaparrotti dhe kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjeneral Petr Pavel.
Në diskutimet nga Tirana do të përcillen rekomandimet mbi misionet mbështetëseve në Afganistan dhe KFOR-in në Kosovë. Ndërsa autoritetet më të larta ushtarake do të paraqesin një sërë udhëzimesh mbi rishikimin e strukturës së Komandës së NATO-s për mënyrën se si organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut ti përgjigjet më mirë sfidave të sigurisë në botë.
Presidenti Ilir Meta në nisjen e takimit ditën e djeshme theksoi mbështetjen e Shqipërisë në luftën ndaj terrorizmit dhe stabilitetit në rajon.
Në takimin e ditës së sotme është i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Në fjalën e tij kryeministri u shpreh :
“Sot kur NATO e tretë ka filluar të marrë trajtë Shqipëria është vetë NATO. Shqiëpria duhet të llogarisë përfitimet por edhe përgjegjësitë. Valët e ekstrimizmit janë faktorë të rëndësishëm që përcaktojnë edhe politikën e sigurisë dhe mbrojtjes së shqipërisë.Shqipëira e ka pasur politikisht të lehtë që të marrë pjesë
Misionet e Shqipërisë në NATO nuk kanë marrë as një votë kundër në Kuvend. Pjesëmarrja jonë nuk ka qenë një sfidë e lehtë. Në përmbushje të misioneve tona do të shoqërohet edhe me rritjet shpenzimeve.”