Nuk ka rëndësi çfarë fushe i përkisni – shëndetësi, inxhinieri, media, edukim, dizenjim, etj. – ju përgjigjeni ndaj një personi më lart se ju, dhe sa për informacion, personi sipër jush po ju vëzhgon çdo ditë. Dhe jo vetëm punën tuaj.
Shefi juaj dikton një mori gjërash te ju, sepse puna e tij/saj, veç të tjerash, është të mbajë një sy te ju. Edhe nëse ju pëlqen ose jo, ka disa gjëra që shefi vështron rregullisht. Këshillë paraprake: puno fort 5 ditë të javës!
Sa herët arrini – Shkoni në punë në orën 8:00; 9:00; 10:00? Zakone të ndryshme në punë kërkojnë orë të ndryshme (disa zyra madje nuk kanë vendosur një orar fiks mbërritjeje), por nëse shkon në orën 11:30 çdo mëngjes, kjo përbën patjetër një problem. Merrni një sugjerim nga kolegët tuaj dhe shkoni në punë rreth të njëjtit orar si ata.
…Dhe sa vonë largoheni – Sërish, reflektoni në lidhje me orën që largoheni nga puna çdo ditë. Përpara kolegëve tuaj? Pas tyre? Apo varion? Thjesht sigurohuni që nuk po i bëni bisht punës duke u larguar herët nga e hëna në të premte.
Mënyra se si visheni – Si e prezantoni veten tuaj është, dhe gjithmonë do të jetë, e rëndësishme në punë. Sigurohuni që industria ku jeni pjesë, të diktojë kodin e veshjes tuaj. Disa zyra janë më tolerante përsa i përket kodit të veshjes, ndërkohë të tjera janë strikte në pantallona të zeza dhe xhaketë sportive. Kjo është diçka tjetër nga ku ju duhet të merrni sugjerime prej kolegëve tuaj dhe të visheni në mënyrë të ngjashme.
Si e përdorni teknologjinë – Jeni aktualisht duke bërë telefonata pune në IPhone-in tuaj, ose jeni duke biseduar me shokun tuaj të dhomës se kush do ta gatuajë darkën sonte? Është e zakonshme, por ju duhet të fokusoheni të përdorni teknologjinë tuaj për punë. Kufizoni check-inet e Facebookut!
Fjalët që përdorni – Kjo është mjaft e rëndësishme, por nuk duhet të shprehni një stuhi fjalësh rreth kolegëve tuaj, brenda apo jashtë zyrës. “Kutërbimi” i fjalëve të nxjerra nga goja juaj mund të mbërrijnë në hundën e shefes tuaj dhe ajo mund të mos e pëlqejë këtë gjë.
A përshtateni – Si shkoni me kolegët tuaj? Përshtateni me ta, apo ndiheni i vetmi i lënë jashtë? Nëse jeni i ri, shanset që të ndiheni si një nga 500 copat e puzzle-it të zyrës tuaj është shumë i madh. Ndiqni eventet e punës! Bashkohuni me kolegët tuaj për të kaluar një orë të këndshme! Shefja juaj do të dijë nëse përshtateni me grupin e punës apo jo.
Si e menaxhoni punën tuaj – E fundit po jo nga rëndësia, jeni duke e menaxhuar mirë kohën tuaj? Jeni duke i bërë gjërat në mënyrë efektive dhe siç duhet? Merreni në gjëra që s’duhet? Është e rëndësishme të vendosni prioritete dhe afate kohore, gjithmonë. Mbi të gjitha, ju ndodheni në atë vend për të punuar.