Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szuynog, ka vizituar fabrikën “Europa Company”, në Leshak në komunën e Leposaviqit, e cila merret me përpunimin e peletit, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se qëllimi i vizitës së ambasadorit ishte për t’u njohur nga afër me investimin e BE-së në këtë fabrikë, e cila në pronësi ka një grua.
Shefi i BE-së tha se kjo kompani po e dëshmon se biznesi është mundësi për bashkëpunim multi-etnik në Kosovë.
“Është kënaqësi që jam këtu sot në kompaninë që shoh investimet e BE-së dhe jam i lumtur që u takova me pronaren e kompanisë. Unë jam këtu të shoh se si mund ta ndihmojmë këtë kompani dhe të shoh këtë investim, produktet që prodhohen këtu”.
“Ajo që është me rëndësi është që unë po shoh punëtorë nga grupe të ndryshme etnike dhe kjo është me rëndësi, ngase kjo kompani po e dëshmon se biznesi është mundësi për bashkëpunim multi-etnik në Kosovë”.
Madje ai u shpreh i bindur se me ndihëm e BE-së produktet e kësaj kompanie do të mund të eksportohen edh enë vendet e unionit.
“Unë i thash drejtoreshës që e admirojë atë dhe familjen e saj të madhe që për një kohë të gjatë e ka bërë menaxhimin e kësaj kompanie në mënyrë të suksesshme. Unë shpresoj që produktet e kësaj kompanie të mund të eksportohen edhe ne vendet e Bashkimit Evropian, kjo është me rëndësi”.
“E them këtë ngase këto produkte ndikojnë edhe në ajër dhe ambient të pastër, ngase kualiteti i produkteve është cilësor. Shpresoj që kjo të ketë ndikim që të në Kosovë të përdoren sa më shumë mjete alternative të rrymës për përdorim të përditshëm”.
Vizita është pjesë e fushatës “Për ju. Me ju”, fushatë e cila synon të informojë qytetarët mbi mbështetjen që BE jep me projektet të ndryshme në të gjithë sektorët.