Këshilli i Investitorëve Evropianë ka mbajtur konferencë me rastin e 5-vjetorit të hyrjes në fuqi të MSA-së, raporton Ekonomia Online.
Drejtori i Këshillit Evropian i Investitorëve, Emrsh Ujkani, potencoi rëndësinë e diskutimit rreth implementimit të MSA-së për të trajtuar përfitimet e sektorit privat që nga hyrja në fuqi në vitin 201, dhe ngecjet që ka hasur zbatimi i kësaj marrëveshje.
Me këtë rast shefi i zyrës së BE-së Tomash Sznyoug, tha se kjo është një marrëveshje shume e rëndësishme si për Kosovën, po ashtu edhe për BE-në.
Sipas tij, MSA-ja ndihmon Kosovën që ta forcojë demokracinë dhe të ketë institucione stabile.
Prandaj ai ka kërkuar që qeveria të marrë masa konkrete për të tërhequr investitorët e huaj.
“Qeveria duhet të marrë masa konkrete për të tërhequr investitorët huaj. Është një marrëveshje e rëndësishme për Kosovën dhe BE-në”.
“Marrëveshja ndihmon Kosovën që të forcojë demokracinë dhe të ketë institucione stabile. Marrëveshja ndihmon Kosovën në shumë sektorë. Sidoqoftë, mbetet shumë për të bërë për të shfrytëzuar në maksimum potencialin e kësaj marrëveshje. Kosova duhet të rris përpjekjet për të përdorur përfitimet që i sjell MSA-ja. Si pjesë e MSA-së, Kosova ka pranuar përgjegjësitë që vijnë me të, dhe ne jemi të zotuar të përcjellim Kosovën në këtë proces. Kosova duhet të eliminoj preferencat për kompani të veçanta. Integrimi evropian nuk është i lehtë, por do të jetë komplet transformuese për bizneset në Kosovë. Implemetimi i MSA-së do t’ju sjell më afër standardit evropian. Kosova është më e përgjegjëshme se pesë vjet më parë dhe BE-ja do të vazhdoj të jetë partnere e juaja”.
Zëvendëskryeministër Besnik Bislimi, tha se Qeveria Kurti, fokus e ka luftën kundër pandemisë pa lënë anash edhe rimëkëmbjen ekonomike, raporton EO.
” Jemi në afër në implementimin e agjendës evropiane dhe MSA-së. Besoj se jeni familjar me agjendën tonë, ne ende kemi prioritet zbatimin e ligjit dhe krijimi i një ambienti më të mirë për investime. Qeveria Kurti ka për qëllim po ashtu të krijoj vende pune, zbatim të drejtësisë, ulje të varfërisë, ruajtje të ambientit etj. Po ashtu edhe akses më të lehtë për bizneset e tyre. Dhe po ashtu luftimin e korrupsit dhe krim të organizuar dhe më e rëndësishmja luftimin e pandemisë. Nëse i shikon prioritetet tona e vëreni se në të gjitha këto përfshihen edhe bizneset. Ne duam që implemetimi i MSA-së të përfundojë sa më shpejt që t’i hapim dyertë për bizneset tona në tregun evropian. Ne dimë që shumë kompani kanë probleme për të gjetur punëtorë të kualifikuar, në këtë aspekt dëshirojmë të kontribuojmë për t’i ndihmuar bizneset duke trajnuar njerëz”.
Drejtori i Bordit të Këshillit të investitorëve Visar Ramajli theksoi se implementimi i MSA-së është interes kombëtar, andaj është i nevojshëm bashkëpunimi i sektorit privat dhe i institucioneve shtetërore.
“MSA-ja është një interes nacional, na ofron shumë përfitime dhe është kyçe për komunitetin e biznesit që të implementohet. Po pres me pa durim kur kjo marrëveshje të kompletohet. Stabiliteti politik është kyçe për MSA-në. U bëjë thirrje politikanëve që kur të vije puna të implementimi i MSA-së të punojnë së bashku“.
Ramajli shtoi se konkurrenca nuk mund te realizohet brenda natës apo nga kalimi i një ligji.
Në fjalinë e tij Robert Wright foli në emër të sektorit bankar dhe ndau perspektiven e tij. Ai potencoi se që nga hyrja në fuqi MSA-ja ka pas ndikim në sektorin financiar.
“MSA-ja ishte bashkëpunimi që forcojë marrëdhëniet BE-Kosovë. Ne të gjithë pajtohem që MSA krijon një kornizë të përshtatshme për ekonominë e Kosovës. Meqenëse Kosova ende nuk është një kandidat për t’u integruar në institucionin e Bashkimit Evropian, dhe kjo sjell vështirësira për investime të huaja, ndërsa kjo situatë nervozon sektorin bankar”.
Blinera Osmani nga sektori i telekomunikacionit, foli për ndikimin, përfitimet që kanë hasur në implementimin e MSA-së.
“Gjërat janë duke u përmirësuar goxha shumë në këto 5 vite. E di që është një rrugë e gjatë që do të ballafaqohet Kosova deri në përfundim të kësaj marrëveshje. Kosova ka bërë progres në përmirësimin e taksave. Në administrimin e taksave kemi bërë po ashtu një progres duke e kthyer në mënyrë digjitale. Unë mendojë që Qeveria duhet të fokusohet në trajnimin e personave për auditim”.