Drejtori i CIA-s, Wiliams Burns në këto momente ka hyrë në ambientet e Agjencisë Kosovare të Intelegjencës.
Në zyret e AKI-së, shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane, vjen pas takimit që zhvilloi në Presidencën e Kosovës, njofton Klankosova.tv.
Paraprakisht, Burns qëndroi në Sarajevë e më pas edhe në Beograd, në një linjë vizitash që është duke i bërë shteteve ballkanike.
Si në Bosnje, ashtu edhe në Serbi, amerikani takoi shefat e Agjencive të Intelegjencës të këtyre shteteve, teksa tani është edhe te AKI në Prishtinë.