Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, ka thënë se Policia e Kosovës ka gjetur arsenal armësh në Manastirin e Banjskës.
”Arsenal armësh gjindet nga Policia e Kosovës në Manastirin e Banjskës”, ka shkruar ai në Facebook.
Gjendja në Veriun e Kosovës vazhdon të mbetet e tensionuar.
Një polic është vrarë të dielën, teksa një polic tjetër është plagosur. Ka të vrarë edhe nga grupi i sulmuesve, deri tani Policia ka konfirmuar tre.