Shefi i NATO-s thotë se Rusia po përfshihet në ‘‘operacione të rreme’’

Prishtinë | 22 Shk 2022 | 18:30 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, vazhdoi paralajmërimet që ka bërë tash e sa javë se Rusia po përpiqet të përfshihet në “operacione të rreme” për të krijuar një pretekst për një sulm ndaj Ukrainës.

“Ne e dimë se ka shumë oficerë të inteligjencës ruse që veprojnë në Ukrainë,” tha ai, duke folur në Bruksel, shkruan BBC.

Dhe ai theksoi të drejtën e kombeve si Ukraina për të kërkuar anëtarësimin në NATO, duke shtuar: “Ne nuk mund të pranojmë një kthim në epokën e sferave të ndikimit ku fuqitë e mëdha ngacmojnë, frikësojnë ose diktojnë të tjerët.”

Të ngjashme