Shefi i Shërbimit Informativ dridhet para Putinit (Video)

Prishtinë | 22 Shk 2022 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Në një video nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, duket shefi i Shërbimit të Informativ të Jashtëm, i cili dukshëm i impresionuar nga Presidenti Putin, bie dakord për bashkimin e të ashtuquajturave “Republika Popullore” të Luhanskut dhe Donetskut me Rusinë, ndërkohë që aty po diskutohej për njohjen e pavarësisë së tyre.

“Duhet t’i japim një shans të dytë partnerëve tanë”, thotë Sergey Naryshkin, duke iu referuar Ukrainës dhe shteteve të Perëndimit. “Në skenarin më të keq të vijojmë me atë që po diskutojnë sot”.

Nën presion nga Putin, i cili e pyet me këmbëngulje se çfarë mendimi ka, Naryshkin thotë: “Mbështes propozimin për futjen e Republikës së Donestkut dhe Luhanskut në Federatën Ruse”. “Nuk po diskutojmë këtë”, i thotë duke qeshur Putin. “Po flasim për të njohur pavarësinë e tyre ose jo”.

Përballja e plotë

Naryshkin: “Me sugjerimin e Nikolai Platonoviç, ne mund t’u japim, le të themi, partnerëve tanë perëndimorë një shans të fundit. Do t’i njohim ata me zgjedhjen, në kohën më të afërt, ta detyrojnë Kievin të zgjedhë paqen dhe të zbatojë marrëveshjet e Minskut. Në rastin më të keq, ne duhet të marrim vendimin për të cilin po diskutojmë sot”.

Putin: “Çfarë po kërkon të thuash? Me fjalinë Në rastin më të keq’, mos po sugjeron që ne të nisim negociatat?

Naryshkin: “Ë… Jo, unë… jo”

Putin: “Apo të njohim pavarësinë?”

Naryshkin: “Ë… Unë…”

Putin: “Fol, fol, fol qartë!”

Naryshkin: “Unë… do të mbështes propozimin për njohjen e…”

Putin: “Do ta mbështes” apo “Unë e mbështes? Fol qartë Naryshkin!”

Naryshkin: “Unë e mbështes propozimin”

Putin: “Atëherë thuaje në atë mënyrë! Po ose jo”

Naryshkin: “Po. Unë mbështes propozimin lidhur me futjen e Republikës Popullore të Donetskut dhe Luhanskut në Federatën Ruse”

Putin: “Nuk po flasim për atë. Nuk po diskutojmë për atë. Po flasim për njohjen ose jo të pavarësisë së tyre”

Naryshkin: “Po. E mbështes propozimin për njohjen e pavarësisë”

Putin: “Të lumtë. Të lutëm, tani mund të ulesh. Faleminderit!”

Të ngjashme