Shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë do të largohet në fund të vitit, thotë Trump

Prishtinë | 09 Dhj 2018 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly, do të largohet nga posti i tij në fund të vitit, njoftoi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Një njoftim rreth zëvendësimit të Kelly pritej në ditët në vazhdim, u tha Trump gazetarëve të shtunën kur ai u nis nga Shtëpia e Bardhë për tw shkuar në ndeshjen e futbollit të Marinës së Armatës në Filadelfia, njofton Klan Kosova.

“John Kelly do të largohet – nuk e di nëse mund të them se po tërhiqet – por ai është një njeri i mirë”, u tha Trump gazetarëve.

“John Kelly do të largohet në fund të vitit. Ne do të njoftojmë se kush do të marrë vendin e John-it – mund të jetë në një bazë të përkohshme. Do të njoftoj se tw nesërmen ose pas dy dite, por John do të pwrfundojw mandatin në fund të vitit …e vlerësoj shumë shërbimin e tij. ”

Nick Ayers, shefi i stafit të zëvendëspresidentit, Mike Pence, është opsioni kryesor i Trump për të zëvendësuar Kelly-n dhe të dy kanë zhvilluar diskutime për muaj me radhë për këtë punë, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për Associated Press.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme