Ekonomia Online
FUNDIT

Shefi i stafit të Osmanit për Selakoviqin: Gënjeshtra është formë e patriotizmit serb

Shefi i stafit të Osmanit për Selakoviqin: Gënjeshtra është formë e patriotizmit serb

Blerim Vela, shefi i stafit në kabinetin e presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar edhe sot ndaj fjalimit të kryediplomatit serb Nikola Selakoviq të mbajtur dje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Vela ka thënë se fjalimi i djeshëm i Selakoviqit është një aplikim klasik i thënies së Dobrica Qosiçit se “gënjeshtra është formë e patriotizmit […]

Blerim Vela, shefi i stafit në kabinetin e presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar edhe sot ndaj fjalimit të kryediplomatit serb Nikola Selakoviq të mbajtur dje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Vela ka thënë se fjalimi i djeshëm i Selakoviqit është një aplikim klasik i thënies së Dobrica Qosiçit se “gënjeshtra është formë e patriotizmit serb”, njofton Klankosova.tv.

“Ajo çfarë pamë dje nga Selakoviqi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën është një aplikim klasik i thënies së famshme të Dobrica Qosiçit (babait të kombit serb): “Gënjeshtra është një formë e patriotizmit serb dhe një konfirmim i inteligjencës sonë të lindur”, ka shkruar Vela në Twitter.

What we witnessed yesterday from #Serbia’s Selaković at the @UN Security Council meeting on #Kosovo is classical application of Dobrica Ćosić’s (“father pf Serb nation”) famous saying:

“Lie is a form of Serbian patriotism and a confirmation of our innate intelligence”#Exposed pic.twitter.com/jluhhcd7w1

— Blerim Vela (@Blerim_Vela) October 16, 2021

Të ngjashme