Shefi ekzekutiv i Toyotas, Akio Toyoda, thotë se makinat hibride dhe me energji të pastër do të jenë me popullaritet më të madh se veturat elektrike të Teslas në aspektin afatgjatë, përkundër që humbur fronin si prodhuesi më i vlefshëm i makinave në botë.
Ai ka thënë se Toyota ka mësuar shumë nga shefi i Teslas, Elon Musk, në mënyrën e të bërit biznes, si dhe në përpjekjen për energji të ripërtërishme dhe reduktimit të emetimit të gazrave, transmeton KOHA.
Në kapitalizimin e tregut Toyota aktualisht është përgjysmë më pak se Tesla, përkundër që ka shitur 10 milionë automjete, për dallim nga Tesla që ka shitur 500 mijë vetura elektrike, shkruan FT.
Vlera e tregut të aksioneve të Teslas tejkaloi Toyotan në korrik dhe aksionet e saj kanë zgjeruar fitimet e tyre.
“Jemi krejtësisht të humbur nga mënyra se si jemi vlerësuar në bursë, por nuk po qëndrojmë në vend”, shprehet Toyoda. “Kushtet e energjisë ndryshojnë në nivel global dhe mendoj se do të zgjidhemi më së shumti pasi kemi oferta të ndryshme për elektrifikim”.