Shefja befason stafin, iu dhuron bileta avioni dhe gati 9 mijë euro secilit

Prishtinë | 29 Tet 2021 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Shefja ekzekutive dhe themeluesja e veshjeve për femra Spanx, festoi një marrëveshje të re miliardë dollarëshe duke i dhuruar punonjësve të saj bileta avioni të klasit të parë dhe nga 10 mijë dollarë për t’i harxhuar gjatë pushimit.

Sara Blakel postoi një video në Instagram, në të cilin ajo falënderon punonjësit pas marrëveshjes së re të nënshkruar me gjigantin e investimeve Blackstone, i cili ka blerë shumicën e aksioneve.

“@spanx duke i treguar punonjësve (disa live dhe disa në zoom) për shitjen dhe partneritetin me Blackstone. Ishte një njoftim emocionues i mbushur me lot lumturie, duke e kuptuar se sa shumë kemi arritur. Dhe pastaj lotët filluan me të vërtetë të rrjedhin kur i befasova të gjithëve me 2 bileta avioni të klasit të parë për kudo në botë dhe 10,000 dollarë para për të shpenzuar në udhëtim. Me të vërtetë dua që çdo punonjës ta festojë këtë moment në mënyrën e vet dhe të krijojë një kujtim që do t’i zgjasë gjatë gjithë jetës! Urime për 21 vjet magji dhe shumë të tjera në vazhdim…“, shkroi Sara në përshkrimin e videos së postuar.

Të ngjashme