Shefja e EULEX-it: S’është vendosur ende cili do të jetë roli i misionit pas qershorit

Prishtinë | 08 Mar 2018 | 09:45 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, tha se për fatin e misionit më të madh të sundimit të ligjit të Bashkimit Evropian do të merret vendim deri në qershor, kur edhe i skadon mandatit, raporton Ekonomia Online.

“Nuk mund të flasim se sa raste kanë mbetur. Ne do ta përkrahim dhe do ta asistojmë në raste Kosovën. Ende nuk e kemi zgjedhur mënyrën se si do ti ndihmojmë Kosovës pas përfundimit të mandatit tonë”.

Këto komete ajo i bëri pas vizitës që ia bënë Institutit të Mjekësisë Ligjore bashkë me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruari O’Connell.

Edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se nuk e di se cili do të jetë roli i EULEX, pas qershorit.

“Nuk e dimë se cili do të jetë roli i EULEX-it pas qershorit. Në momentin që do të kemi një marrëveshje në lidhje me këtë rast do të ju njoftojmë, por roli i tyre ka qenë i rëndësishëm”.

Të ngjashme