Shefja për politikën e Jashtme të BE-së, Mogherini në Tiranë

Prishtinë | 17 Pri 2018 | 10:14 | Nga

Gjatë ditë së sotme pritet të mbërrijë në Tiranë shefja për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, e cila do ketë disa takime, pas dorëzimit të progres raportit të KE për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Mësohet se raporti do të bëhet publik nga ambasadorja e BE, Roamana Vlahutin sot në orën 16:30 gjatë takimit që do zhvillojë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Axhenda: 
Rreth orës 16:30 ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin bashkë me kryeministrin Edi Rama, që do të bëjnë publike raportin për hapjen e negociatave.

17.30-18.00 Vlahutin pritet nga Kreu i Kuvendit Gramoz Ruci. Pasditen e së martës, në Tiranë mbërrin Mogherini, e cila do të darkojë me kryeministrin Rama. Takimet e saj zyrtare do të zhvillohen gjatë ditës së mërkurë, ku në orën 11:00, do të ketë një konferencë shtypi me kreun e qeverisë, Rama.

Kryediplomatja e BE-së do të ketë takime edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta si dhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha e pranishme edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, shkruan syri.net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme