Sheholli kërkon bashkëpunim me NATO-n e shërbimet inteligjente pas gjetjes së arsenalit të armëve në veri

Prishtinë | 18 Tet 2023 | 12:45 | Nga Loresa Selimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli ka kërkuar bashkëpunim me NATO-n dhe shërbimet inteligjente ndërkombëtare në mënyrë që të ruhet kufiri me Serbinë prej 380 kilometra.

Sheholli i tha Ekonomia Online se bashkërendimi i aktiviteteve duhet të jetë në nivelin e duhur sidomos pas gjetjes së serishëm të arsenalit të armatimit në veri.

Sipas tij, bandat më komunat me shumicë serbe siç po shihet janë të mirë organizuara dhe si shtet së bashku më organet përkatëse duhet të jemi vigjilentë e të matur duke u koordinuar me aleatët  veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës .

Ai vazhdoi edhe më lëvdata në drejtim të organeve të sigurisë së Kosovës duke thënë “lum na që i kemi”, duke mos anashkaluar rëndësinë që ka KFOR-i në të gjithë këtë proces duke mos shkelur Rezolutën 1244.

“Gjithë ky arsenal i armëve të ndryshme të kalibrit të ndryshëm i cili po gjendet në veri të Kosovës, por jo vetëm në Veri por edhe në Prelluzhë të Vushtrrisë e ndoshta ka edhe në komuna me shumicë serbe në pozicione të tjera flet që komuniteti serb dhe bandat të cilat kanë qenë edhe janë brenda Kosovës mund të jenë të organizuara prandaj organet e sigurisë së Republikës sonë janë duke kryer një punë shembullore, por kjo puna shembullore duhet vazhdojë sepse i’u them me bindje të plotë serbeve nuk i’u besohet në asnjë moment ata po luajnë rolin e viktimës kurse vazhdimisht po gjinden armë të arsenalit të ndryshme kjo flet se ata kanë pasur një përgatitje të gjatë për çështje të caktuara të tyre e për ato çështje e pamë se si ishte 24 shtatori në Banjksë të Zveçanit”.

“… kjo flet që ne duhet të jemi shumë vigjilent dhe të kemi bashkëpunim të fuqishëm me organet e NATO-s dhe veçanërisht me shërbime inteligjente të tyre të cilat duhet patjetër në formë të shpejtë vigjilente të fortë ta kontrollojnë kufirin 380 km Kosovë-Serbi dhe të kemi informata të sakta që gjithë ky armatim si ka hy në Kosove sepse kjo nuk është bërë për një ditë pra ka një strategji ka një plan e ky lan dhe kjo strategji e ky plan vjen nga shteti i Serbisë i cili vazhdimisht ka provuar të fut armë në Kosovë dhe armët të gjithë e dimë për çfarë kjo na dëshmon që Serbia nuk e ka ndërmend fare që të largohet nga këto ide të tyre të cilat kanë qenë edhe në vitet e ’90-ta, por edhe më herët dhe duhet të jemi shumë të kujdesëshëm që me organet e tona të sigurisë dhe me bashkëpunim veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jemi komfor informatave shumë të sakta për çfarë dhe si këto veprime kanë ardhur deri tash”.

“Organet e sigurisë së Kosovës lum na që i kemi të them të drejtën jam i fasionuar me këtë kontributin e jashtëzakonshëm me kontributin e Policisë së Kosovës të  Agjensionit Kosovar të Inteligjencës të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës dhe të gjitha organeve të sigurisë natyrisht jam i fasionuar edhe për të mirë edhe për Prokurorinë dhe Gjykatat tona të cilat në formën më të shpejtë të mundshme po i kryejnë punët e tyre në raport me terroristët serb dhe të gjithë ata të cilët po sillën para drejtësisë për ata që ka dëshmimi natyrisht prandaj ky sistem i joni juridik dhe i sigurisë është për lakmi por ajo  që ne na duhet është që politika të ketë shumë më shumë lidhshmëri më të fuqishme me aleatët tonë kryesorë e aleati ynë kryesor mos ta harrojmë gjithmonë është Amerika dhe kjo flet që organet e sigurisë sonë duhet me vendet e rajonit me Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Shqipërinë por edhe me Kroacinë edhe me të gjitha të tjerat që i kemi shtete këtu përveç me Serbinë natyrisht qenë jo. Që të kenë shkëmbim informacionesh për arsye që Serbia nuk flenë dhe në këtë kuptim duhet të jemi shumë të kujdesshëm që në raport me të gjitha shtetet demokratike të rajonit të jemi në bashkëpunim të përhershëm për çështje të sigurisë së vendit tonë”.

“Konsideroj që roli i KFOR-it është i tillë çfarë edhe ka qenë ai vepron në bazë të Rezolutës 1244 dhe ne nuk mund ta ndryshojmë këtë çështje ne kemi pasur deklaratat e KFOR-it që vazhdimisht pohojnë që për shkaqe të sigurisë dhe për shkaqe të çështjeve të tjera duhet që gjithmonë nëse kemi nevojë ata i thërrasim dhe ata japin kontributin e tyre në kuadër të asaj rezolute ne nuk mund të kërkojmë më shumë prej tyre”.

Të ngjashme