Shembet një urë në Itali

Prishtinë | 14 Gus 2018 | 15:15 | Nga

Një urë e madhe është shembur afër qytetit italian, Gjenova, duke shkaktuar rrëzimin e veturave nga 100 metra lartësi.

Ministri italian i Transportit, Danilo Toninelli, ka thënë se ka mundësi që rasti të jetë “tragjedi e madhe”.

Agjencia e lajmeve, Adnkronos ka raportuar se shërbimet e ambulancave lokale kanë njoftuar që “shumë persona kanë vdekur”.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë një pjesë të madhe me rrënoja nën hapësirën në mesin e urës.

Ura e ndërtuar në vitet e 1960-ta njihet si, Ura Morandi.

Gazeta italiane, La Repubblica, e ka përshkruar këtë pjesë të qytetit si shumë të banuar.

Ura është shembur derisa në qytet binte një shi i rrëmbyeshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme