Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm është shembur një urë në qytetin turk Terme, me ç’rast dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Ishin shirat e rrëmbyeshëm që goditën këtë qytet në Detin e Zi, duke bërë kështu që një urë të shembet.
E kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur shembet ura dhe tregon se si dy persona që në ato momente po kalonin mbi urë bien në lumë, nga gropa e madhe që hapet si pasojë e rrëshqitjes së dheut.
Ata dy ishin brenda një veture, por që mrekullisht kanë shpëtuar me lëndime të lehta trupore. Në video shihet se si gropa “gëlltit” veturën dhe zhduket për pak sekonda. /Telegrafi/