Një nënë dhe fëmija i saj janë mbytur në lum, pasi ura në të cilën po kalonin u shemb si pasojë e ujërave të rrëmbyeshëm.
Gruaja, burri dhe fëmija i tyre po kalonin urën dhe në moment ajo shembet.
Nëna bashkë më fëmijën bien në lumë ndërsa burri shpëton pas e kapin njerëzit që ndodheshin në anë tjetër të urës.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Ararias në Indi dhe konkretisht në rrjedhën e lumit Kosi.
Shumë fshatarë ishin larguar nga fshati i tyre për në vende më të sigurta pasi reshjet e shumta të shiut i kishin përmbytur shtëpitë.
Më shumë se 16 milion njerëz janë prekur nga përmbytjet e fundit në Azinë Jugor.