Shembja e rrugës në Prishtinë, Përparim Rama njofton për 30 mijë euro gjobë ndaj investitorit

Prishtinë | 10 Pri 2026 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka vendosur t’i shqiptojë gjobë investitorit dhe përfaqësuesit ligjor në rastin e shembjes së rrugës  “Don Shtjefën Kurti” në kryeqytet.

Kreu Përparim Rama tha se investitori nuk ka respektuar vendimin për mbushjen e gropës në Llamellat 4 dhe 5, prandaj është iniciuar procedurë kundërvajtëse, duke u shqiptuar gjobë prej  30,000 € për kompaninë dhe 3,000 € për përfaqësuesin ligjor.

“Deri më sot nuk janë prezantuar vendimet e inxhinierëve mbikëqyrës, prandaj kërkojmë nga Oda e Inxhinierëve të Republikë së Kosovës, inicimin e procedurave për tërheqjen e licencave të inxhinjerëve mbikqyrës!”

Të ngjashme