Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, përmes demokracisë së drejtpërdrejtë, e kanë votuar Shemsi Elezin si kandidat për kryetar të kësaj komune.
Njoftimi zyrtarisht është bërë edhe nëpërmjet faqes së VV-së në Facebook.
“E urojmë z. Elezi për rezultatin e treguar në këtë proces të brendshëm zgjedhor dhe për zgjedhjet që do të mbahen me 22 tetor”, thuhet në njoftimin e VV-së.