Shenjat që trupi juaj ka shumë nevojë për ujë

Prishtinë | 14 Kor 2016 | 11:13 | Nga

Trupi i njeriut ka nevojë të marrë sasinë e duhur të ujit gjatë ditës, në mënyrë që të funksionojë siç duhet.

Pavarësisht kësaj, shumë njerëz nuk pijnë mjaftueshëm ujë. Ka disa shenja që jep trupi, të cilat tregojnë mungesën e ujit dhe këshillohet që nëse ndjeni ndonjë prej tyre, menjëherë të freskoheni me një gotë ujë.

Goja juaj qëndron e thatë Nëse ndjeni që ju është tharë fyti, konsumoni ujë menjëherë. Pirja e ujit lubrifikon gojën dhe fytin dhe e mban më të freskët.

Lëkura e juaj është e thatë Lëkura e tharë është një nga shenjat e para të dehidratimit, të cilat mund t’ju shkaktojnë probleme më të mëdha.

Nëse doni të ndaloni tharjen e lëkurës, gjëja e parë që duhet të bëni është të pini më shumë ujë. Keni dhimbje shpine Kockat përbëhen nga rreth 80% ujë. Uji është një nevojë për t’i mbajtur kockat tona sa më të hidratuara, sepse kështu mund të ecim, vrapojmë dhe kërcejmë pa asnjë pengesë.

Një sëmundje që keni ju zgjat më tepër se zakonisht Pirja e ujit ndihmon trupin që të largojë më shpejt helmet. Mungesa e tij shkakton zgjatje të sëmundjes. Ndiheni të lodhur Kur trupi është i dehidratuar ai “huazon” ujë nga gjaku juaj.

Mungesa e gjakut të hidratuar shkakton mungesë oksigjeni. Natyrisht mungesa e oksigjenit na bën të ndihemi të përgjumur dhe të lodhur. Ndiheni pothuajse gjithmonë i uritur Kur jeni i dehidratuar, trupi juaj mund të kërkojë ushqim. Pirja e ujit pastron organet tuaja dhe furnizon trupin me ujin që i nevojitej.

Keni probleme me tretjen Pa hidratimin e duhur, fillon dëmtimi i brendshëm nga acidi i stomakut. Nga kjo shkaktohet mostretja në mënyrën e duhur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme