Studime të shumta kanë hedhur poshtë idenë se çdo njeri duhet të pijë 8 gota ujë në ditë, pasi kjo gjë varet si nga gjinia, mosha, pesha dhe kërkesat e një individi për lëngje.
Megjithatë shumë prej nesh nuk plotësojnë kërkesat e organizmit për ujë duke përfunduar të dehidratuar pa ditur gjë. Nëse vëreni të përjetoni një apo më shumë nga shenjat e mëposhtme duhet të dini se trupi juaj ka nevojë për ujë.
1. Goja juaj është e thatë dhe fryma mban erë të rëndë
2. Lëkura është e thatë
3. Skuqje, dhimbje dhe tharje sysh
4. Urina ka ngjyrë të errët
5. Keni probleme me aparatin tretës, keni vështirësi në jashtëqitje. (zorrët tuaja janë të dehidratuara duke e bërë të vështirë lëvizjen e tyre).
6. Përjetoni dhimbje kyçesh. Kyçet dhe artikulacionet e trupit janë të përbëra nga 80 për qind ujë. Mungesa e ujit në organizëm bën që këto të fundit të dhembin dhe të kërcasin.
7. Marramendje dhe lodhje. Marramendja dhe lodhja mund të kenë shumë shkaqe, por dehidrimi mund të jetë një prej tyre.