Zakonisht njerëzit hyjnë në raporte të reja të dashurisë pasi të dashurohen me personin në fjalë dhe duan të jenë një me të. Por, jo çdo lidhje shkon rrugës që ju e dëshironi.
Ja disa shenja paralajmëruese që tregojnë se gjërat nuk janë duke shkuar në drejtimin e duhur:
Nuk keni asnjë temë për ta diskutuar
As edhe të vetmen gjë, në fakt, ka disa ditë kur dëshironi sikur kurrë më nuk do të ishit e detyruar të bisedonit me të.
Edhe po të kishit për çka, ju nuk doni të flisni me të dashurin
Ekziston një moment, i cili, kur të vijë, çdo gjë në lidhje me të dashurin tuaj ju irriton, zemëron, apo mërzit.
Gjeni arsyetime për të mos kaluar kohën me të
Jeni në gjendje që të bëni gjithçka, vetëm e vetëm që të mos e kaloni kohën me të, edhe nëse një gjë e tillë nënkupton daljen në shoping me nënën, apo shkuarjen në palestër, derisa urreni thellësisht vendet e tilla.
Preferoni që të dilni me shoqëri
Kohën e lirë doni që ta kaloni me njerëzit që ju interesojnë, me shoqet dhe shokët, në vend se me të dashurin tuaj.
Nuk mërziteni rreth asaj se çka bën i dashuri
Ai edhe mund t’ju mashtrojë juve, apo të shkojë në rr.s., por ju nuk mërziteni fare.
Më shumë grindeni, sesa që bisedoni
Meqë nuk keni çka për të biseduar, atëherë mundoheni që monotoninë ta thyeni, qoftë edhe me grindje.
Më nuk mësoni gjëra të reja rreth partnerit tuaj
Nuk interesoheni sikur dikur të mësoni gjëra të reja rreth të dashurit tuaj, meqë as ai nuk iu intereson, si person.
Atij nuk ia jepni asnjë informatë të re
Sikur që nuk doni të mësoni asgjë të re rreth partnerit, po ashtu, me të më nuk ndani asnjë ndodhi nga jeta juaj.
Kur bëni plane, atë nuk e përfshini
Meqë nuk ju intereson se çka bën i dashuri juaj, atëherë më me dëshirë do të kënaqeshit me shoqet e shokët tuaj, sesa ta keni atë afër, si kastravec.
Kur jeni bashkë, nuk ndjeni kënaqësi, e as gëzim
Edhe ato momente të rralla kur jeni bashkë, çdo gjë duket e rëndë, posesive, negative.
Nuk ndiheni rehat në lidhje
Më nuk ndiheni mirë as në lëkurën tuaj dhe, në fakt, mund t’ju vijë keq për veten tuaj.
Vazhdimisht jeni e zemëruar, apo e pikëlluar
Nuk ju kujtohet kur herën e fundit keni qenë e lumtur me personin me të cilin jeni në lidhje.
Vazhdimisht ankoheni për lidhjen tuaj
Jo vetëm kaq, por ju ka tmerruar fakti që, më shumë keni gjëra për tu ankuar, sesa për të qenë të lumtura për to.
Çdo gjë që bën ai, juve ju irriton
Mënyra sesi ai merr frymë, sesi përtypet, shprehia e tij e lënies së rrobave të palara në dysheme, tendenca për t’i lënë shishet e zbrazëta të pijeve gjithandej…
Keni filluar të veproni sikur të ishin ‘single’
E keni të vështirë që të mos bëni flirt dhe të mos dilni me meshkuj të tjerë. Thjesht, nuk e keni atë ndjenjën se jeni në lidhje me dikë. Në fakt, as që jeni, mungon vetëm ndarja zyrtare me një fjalë goje.
Bëjeni këtë sa më parë!