Universiteti i Mitrovicës sot shënon 4 vjetorin e themelimit me një sukses të madh, falë programeve që ju ofron studentëve.
Universiteti i Mitrovicës, së pari ka filluar shkollë e lartë në vitet e 70-ta.
Alush Musaj, rektor i Universitetit të Mitrovicës, tha se para 4 vjetësh ky Universitet ka filluar me një kuadër jo të vogël dhe ka funksionuar në mënyrën më të mirë, në drejtimet teknike dhe se nuk ka studime me korrospodencë, por vetëm të rregullt.
Ai tha se më herët në këtë Universitet kanë sdudiuar studentë nga vende të ndryshme të evropës dhe botës e edhe nga Afrika, më pas dihet se çfarë kanë bërë masat e dhunshme, ndërkaq tash për 4 vjet ëashtë punuar jashtëzakonisht shumë.
Musaj tha se kanë hapur edhe drejtime të reja siç janë ai ekonomik, juridik. Ai po ashtu tha se janë akredituar të gjitha programet me të cilat kanë aplikuar.
Sipas tij, në këtë Universitet ka studentë nga të gjitha vendet e Kosovës, por edhe më gjerë siç është Mali i Zi. Ai tha se programi teknik në këtë Universitet ka një kosto më të madhe, kur dihet që përgatitja nga profesorët, e po ashtu studentët që bëjnë me mësime e në laboratore.
Musaj tha se me drejtimet që ka ky Universitet bënë që studentëtë të kenë një përparësi në punësim dhe ai student i cili mëson dhe është i përkushtuar do të ketë gjithsesi sukses në të ardhmen e tij.
Sipas tij, ata kanë bashkëpunim me shumë Universitete vendore e ndërkomëtare, e po ashtu kanë marrëveshje me ato Evropiane që studentët të kenë mundësi studimi edhe në vende të tilla, në mënyrë të kenë njohuri shtesë. Ai tha se kanë bashkëpunime edhe me biznese ku ju mundësiohet studentëve praktika në programet master, por edhe të punojnë.
Ai përmendi edhe objektin që do të punojnë në të ardhmen ku është sipas tij, me 28 mijë metra katrorë në Qendër të qytetit, ku pastaj do të ketë edhe objekte shtesë. (RTK)