Shënohet Dita Botërore e Bioetikës

Prishtinë | 19 Tet 2017 | 11:30 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Drejtësisë (MD) dhe Njësia Kosovare e Bioetikёs në UNESCO (Haifa) nё kuadër të Ditës Botërore tё Bioetikёs kanë organizuar konferencën me moton “Barazia, Drejtësia dhe Paanshmëria.

Në konferencë do të trajtohen argumente tё ndryshme të bioetikёs me interes aktual dhe më qasje tё gjerё ligjore dhe etiko-mjekësore si dhe respektimi i të drejtave vendore dhe ndërkombëtare të pacientëve, raporton Ekonomia Online.

Edhe pse ishte paralajmëruar se do të jetë pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministri i Drejtësisë, Alelard Tahiri, të dy nuk ishin të pranishëm në hapjen e konferencës. Këtu mungoi edhe ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili.

Bajram Bujupi, sekretar i MD-së, tha se temat që do të shtjellohen në këtë konferencë janë shumë të rëndësishme.

“Jemi të nderuar që jemi pjesë e këtij takimi shkencor këtë vit ne fusha të rëndësishme si në mjekësi dhe ligj, për të shtjelluar çështjet biotike. Nuk kemi dyshim se shoqëria jonë është më e avancuar dhe tani çështjet e bioetikës kuptohen më mirë”.

Miftar Zenelaj, tha se pacienti në të kaluarën është privuar nga e drejta e tij ligjore,

“…ne po jetojmë ne një kohë me plot vështirësi, me përpjekje për drejtësi dhe paanshmëri në botë. Jemi për të punuar dhe bashkëpunuar në mënyre refleksive që të kemi kompetencë në sjellje etike profesionalizim, zotohemi se do zgjedhim problemet etike profesionale duke respektuar normat ligjore, bioetika mbështetet në atë se dilemat e jetës së përditshme mund të zgjidhen në mënyrë konstruktive duke u mbështetur në etikë”.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Granit Abdullahu, tha se në emër të ministrisë ofrojmë përkrahje në këtë projekt.

“…kjo disiplinë ka për qëllim promovimin e kuadrove profesionale në të gjitha nivelet e arsimit, qëndron si bazë e ushtrimit të etikës në profesione”.

Bioetika ka për qëllim kryesor promovimin dhe edukimin etik në tё gjitha etapat e zhvillimit tё kuadrove profesionale në të gjitha nivelet e arsimit duke synuar kryesisht formimin nё nivelin profesional dhe akademik, si bazë e forcimit tё rolit tё etikës nё ushtrimin e pёrditshёm tё profesioneve.

Të ngjashme