Me aktivitete të shumta është shënuar ditë e çlirimit të Kaçanikut. Fillimisht janë bërë homazhe tek Varrezat e dëshmorëve në Komunën e kaçanikut, ndërsa një akademi përkujtimore është mbajtur në pallatin e kulturës “Xheladin Kurtaj”.
Në fjalën e rastit Diana Reka, drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, tha se të kthehemi 18 vite pas, e të rikujtojmë atë kohë të vështirë është shumë emocionuese për ne që e përjetuam atë kohë, ndërsa frymëzuese për brezat e rinj.
Drejtoresha Reka tha se duke kujtuar sakrificën e dëshmorëve dhe të rënëve për liri, gjejmë forcë dhe guxim për të vepruar e punuar dhe për të marrë përgjegjësi qytetare dhe institucionale.
Ndërkohë në emër të veteranëve të luftës, Izet Krivenjeva nga organizatat e dala nga lufta uroi qytetarët e Kaçanikut për festën e çlirmit. Për nderë të kësaj feste është hapur edhe një ekspozitë në hollin e Shtëpisë së Kulturës, e cila do të qëndrojë e hapur për disa ditë.