Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës, me rastin e Ditës Nacionale të Holandës – Ditëlindjen e Mbretit Willem-Alexander ka dhënë shfaqjen “Pristine Condition” në koreografi të koreografi të koreografit holandez, Arthur Kuggeleyn.
Kjo shfaqje abstrakte me një muzikë specifike ka mbledhur në Teatrin Kombëtar zyrtarë e personalitete nga jeta politike dhe artistike, duke respektuar masat anti-Covid.
Para nisjes së shfaqjes, ambasadorja e Holandës në Kosovë, Carin Lobbozoo, përmes një mesazhi ka uruar Ditën Kombëtare të këtij shteti, ditëlindjen e mbretit Williem Alexander.
Lobbozoo ka thënë mes tjerash se përkundër kohëve të vështira që po kalojmë për shkak të pandemisë është vërtetuar se sa të larmishme janë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Holandës.
LEXONI EDHE: