Shënon rritje industria nxjerrëse dhe përpunuese

Prishtinë | 27 Sht 2016 | 16:16 | Nga

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat Afatshkurtra të Industrisë” për tremujorin e dytë (TM1) 2016. Kjo anketë me të dhënat që ofron, synon të paraqesë ecurinë në industri (B -nxjerrëse, C- përpunuese, D-Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar dhe E – Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtim të mbeturinave) në periudha tremujore, nëpërmjet te cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.

Krahasuar tremujorin e parë (TM2) me tremujorin e parë (TM1) të vitit 2016, ka pasur një rritje te Industria Nxjerrëse (B) me 32.8%; Industria përpunuese (C) me 27.4%; dhe Industria e Furnizimit me Ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtim të mbeturinave (E) me 6.5%. Kurse, rënie ka pasur vetëm sektori i Furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me 6.1%.

Ndërkaq, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2015 ), ka pasur një rritje te: Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me 30.8%; Industria Nxjerrëse (B ) me 13.9%; si dhe Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me 3.8%. Ndërsa, ka pasur rënie te: Industria përpunuese (C) me (7.5%)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme