Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së: Shqipëria s’është në ‘Unazën e Zjarrit’ të tërmeteve, s’ka rrezik nga cunami

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Gjeologjik i SHBA, më i miri në botë, raporton se Shqipëria është goditur nga një tërmet me magnitudë 6.4 ballë, i mjaftueshëm për të shkaktuar viktima.

Tërmeti ka bërë që mediat e huaja të interesohen nëse janë prekur qytetarë nga vendet e tyre. Disa britanikë janë lajmëruar se janë të sigurt në Tiranë.

Kurse gazeta britanike Express ka sqaruar disa detaje për lexuesit.

Kështu, fillimisht gazeta sqaron se Shqipëria nuk është e rrezikuar nga cunamet dhe nuk ka pasur asnjë lajmërim për dallgë të frikshme.

Pastaj gazeta sqaron nëse Shqipëria ndodhet në atë që njihet si Unaza e Zjarrit.

“Shqipëria nuk është në Unazën e Zjarrit, një unazë famëkeqe në bazenin e Paqësorit, me aktivitet të vrullshëm sizmik. Rreth 90 për qind e të gjithë tërmeteve ndodhin në Unazën e Zjarrit. Megjithatë, aktiviteti sizmik mund të ndodhë kudo dhe Shqipëria ka përjetuar tërmete në të shkuarën”.

“Siç shihet në hartën e mësipërme, Shqipëria është pranë linjës së pllakës tektonike që kalon poshtë Italisë, duke e bërë rajonin të ndjeshëm ndaj lëkundjeve”.

Gazeta thekson se edhe në shtator u shënua një tërmet i fuqishëm. Sipas Express, Shqipëria është vendi më i varfër në Europë, me të ardhura mesatare tre herë më pak se mesatarja europiane.

Të ngjashme