Shërbimi Korrektues i Kosovës nga njoftuar se nga dita e mërkurë do të fillojë me lehtësimin e masave mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19.
SHKK-ja ka njoftuar se do të lejojë kontaktin e avokatëve vetëm me personat e paraburgosur. Gjatë vizitës, avokatët do të jenë të obliguar të kenë ID kartelë valide, të mbajnë distancë sociale, si dhe të kenë maska dhe doreza.